Portieri i Egjiptit shkruan historinë në Kupën e Botës
Essam El-Hadary është bërë lojtari më i vjetër që është paraqitur në një ndeshje të Kupës së Botës.
Sport
Portieri i Kombëtares së Egjiptit, Essam El-Hadary, ka hyrë në histori të Kampionatit Botëror.
Ai me paraqitjen në ndeshjen e grupit A mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite, është bërë lojtari më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje të Kupës së Botës, shkruan lajmi.net.
El-Hadary këtë rekord e regjistroi në 45 vite e 161 ditë të jetës së tij./Lajmi.net/