Portieri 50 vjeç

Skuadra nga League Two, Burton Albion ka ftuar 50-vjeçarin Kevin Poole në bankinë për ndeshjen kundër Mansfield, sonte. Poole është trajner i portierëve në Pirelli Stadium, por është grumbulluar me ekipin në mënyrë që të shërbejë mbulesë për Dean Lyness, pasi Jordan Pickford u detyrua të rikthehet nga huazimi te Sunderland. Menaxheri i Burton, Gary…

Sport

26/11/2013 15:30

Skuadra nga League Two, Burton Albion ka ftuar 50-vjeçarin Kevin Poole në bankinë për ndeshjen kundër Mansfield, sonte.

Poole është trajner i portierëve në Pirelli Stadium, por është grumbulluar me ekipin në mënyrë që të shërbejë mbulesë për Dean Lyness, pasi Jordan Pickford u detyrua të rikthehet nga huazimi te Sunderland.

Menaxheri i Burton, Gary Rowett deklaroi për BBC Radio Derby: “I kam thënë Pooleyt në fillim të sezonit se nëse duhet ta bëjmë për një ndeshje, do të na kursejë shumë para për angazhimin e një portieri në formë huazimi për një muaj, e pastaj më duket e arsyeshme”.

Poole, i cili gjatë karrierës së tij si portier luajti për nëntë skuadra përfshirë Aston Villa, Leicester City dhe Derby County, ishte futbollisti më i vjetër i regjistruar në Football League kur u pensionua në moshën 48-vjeç në fund të sezonit 2011-12.

“Mendoj se Dean do ta kryejë detyrën e tij në dy ndeshjet e ardhshme andaj Poole do të jenë në bankinë. Ne duhet ta sjellim një portier të ri. Por, për këtë duhet të presim hapjen e afatit kalimtar të janarit”, përfundoi Rowett.