Portierët e rrezikuar
Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon është ankuar në rregullat që sipas tij janë të ashpra ndaj portierëve, sidomos në rastet kur shkaktojnë ndërhyrje të palejueshme dhe shpeshherë përfundojnë duke u ndëshkuar me karton të kuq. Shumë figura udhëheqëse të futbollit përfshirë presidentin e UEFA’së, Michel Platini kanë kundërshtuar rregullën e kartonit të kuq për ndërhyrjet…
Sport
Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon është ankuar në rregullat që sipas tij janë të ashpra ndaj portierëve, sidomos në rastet kur shkaktojnë ndërhyrje të palejueshme dhe shpeshherë përfundojnë duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Shumë figura udhëheqëse të futbollit përfshirë presidentin e UEFA’së, Michel Platini kanë kundërshtuar rregullën e kartonit të kuq për ndërhyrjet e portierëve si futbollist i fundit.
Dhe, Buffon thotë se rreziku i madh ka bërë që ai të mos zhytet në top, si dikur.
“Zhytja në top është një veprim i bukur, një prej më të mirëve për një portier. Tani e kam ndalur, disa rregulla të caktuara janë kundër spektaklit dhe na kufizojnë shumë”, deklaroi Buffon për Corriere dello Sport.
“Mendoj se nuk ekziston një vetëdije reale për rolin e portierëve, lexoj dhe dëgjoj vlerësime të ndryshme. Ekzistojnë trajnerë dhe zyrtarë që kuptojnë pak ose aspak rreth portierëve dhe japin vlerësime”, u shpreh ai.