Porta e blinduar

Nëse lexoni gazetat dhe portalet sportive, sa herë publikohet ndonjë lajm për ndonjë portier, ai ka të bëjë me emrat si Iker Casillas, Manuel Neuer, Gianluigi Buffon, ose dikë tjetër, në mesin e atyre që konsiderohen si gardianët më të mirë në botë. Mirëpo, në Francë, është një portier në formë të jashtëzakonshme që është…

Sport

04/12/2013 16:10

Nëse lexoni gazetat dhe portalet sportive, sa herë publikohet ndonjë lajm për ndonjë portier, ai ka të bëjë me emrat si Iker Casillas, Manuel Neuer, Gianluigi Buffon, ose dikë tjetër, në mesin e atyre që konsiderohen si gardianët më të mirë në botë.

Mirëpo, në Francë, është një portier në formë të jashtëzakonshme që është në qendër të vëmendjes. Ai ka bërë diçka shumë më tepër se të lartpërmendurit.

Nigeriani Vincent Enyeama, portier i Lille nuk ka pranuar gol në 11 ndeshje të njëpasnjëshme dhe 14 në total, përfshirë fitoren 1:0 ndaj Olympique Marseilles të martën mbrëma.

Portieri i Kombëtares nigeriane është vetëm 140 minuta larg rekordit në Ligue 1 të Francës për ndeshjet e njëpasnjëshme pa pranuar gol, që mbahet nga portieri i Bordeaux, Gaetan Huard.

“Jam në formë të mirë, por nuk është e tëra meritë e imja sepse para meje kam një repart të shkëlqyeshëm defanziv”, deklaroi Enyeama.