Porositë e Vucic në Graçanicë

Aleksandar Vucic thotë se shqiptarët dhe serbët në Kosovës duhet të jetojnë në paqe dhe të bashkëbisedojnë. Dhe u premton serbëve në Graçanicë se Beogradi “nuk do t’i harrojë kurrë” ata.

Lajme

07/01/2014 12:13

Zëvendës Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic tha sot në Graçanicë se porosia e tij për shqiptarët dhe serbët në Kosovë është që të jetojnë në paqe dhe të bashkëbisedojnë, ndërsa u shpreh se “Serbia kurrë nuk do ta harrojë popullin e vet, e sidomos atë në Kosovë dhe Metohi”.

Në një adresim para qytetarëve të mbledhur pas liturgjisë së Krishtlindjeve ortodokse, Vucic është shprehur se pozita e popullit serb “nuk është e lehtë” dhe si shembull për këtë ai përmendi heqjen e tabelave me mbishkrime cirilike në Vukovar të Kroacisë dhe gjuajtjen me gurë dje në Gjakovë.

\"ALEKSANDAR

 

“Pozita e serbëve sot nuk është aspak e lehtë… Ndaj gjithë kësaj, Serbia dhe serbët duhet të reagojnë me qetësi dhe të përmbajtur, jo pse janë të dobët por sepse janë të fortë dhe dëshirojnë ta forcojnë pozitën e verdhe të shtetit të Serbisë”, ka thënë Vucic.

“Fqinjtë shqiptarë i porosis se serbët dëshirojnë paqe, të bisedojnë dhe të bashkëbisedojnë dhe se ata që janë kundër bisedimeve dërgojnë porosi të keqe”.

“Nuk e di çka mund të bëhet tjetër dhe çka ka më mirë se të bisedohet, pavarësisht se sa vështirë është. Ne kemi qenë dhe do të jemi në favor të bisedimeve. Shteti serb nuk është i vogël as i dobët dhe nuk duhet ët nënvlerësohet. Serbia nuk do ta braktisë popullin e vet”, është shprehur Vucic.

“Ata që mendojnë se duke i ndaluar serbët të festojnë Krishtlindjet në kishat e tyre, kanë arritur fitore, mund t’u them se më vjen keq për ta dhe shpresoj që në të ardhmen njerëz të tillë të ketë sa më pak”, ka thënë Vucic duke iu referuar incidenteve të djeshme në Gjakovë.

Ai ka ardhur në Graçanicë sot në mëngjes nëpër atë që ai e quan “vijë administrative” e jo kufi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nuk pati ankesa.

“Kam hyrë mirë dhe ashtu do të dal, si çdo herë tjetër”, u tha ai gazetarëve në Graçanicë.