Porosia e pronarit “O magar mos parko” nuk vlen për policët e Kosovës!

"O magar mos parko", është porosia e pronarit të një shtëpie që e ka shënuar në derën e hyrjes kryesore. Por kjo duket se nuk ka vlejtur për këta Policë.

Fun

08/08/2015 17:24

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës jo çdo herë po tregohen të kujdesshëm se ku parkojnë veturat e tyre. Ata përveç se nuk po respektojnë rregullat në komunikacion, në fotografinë e mëposhtme që sjell Gazeta Express, Policët nuk kanë respektuar as porosinë e pronarit të një shtëpie në Prishtinë, i cili ka kërkuar që të mos parkohet para pronës së tij.

Madje edhe porosia e pronarit të kësaj shtëpie është e çartë: “O magar mos parko”, shkruan Gazeta Express.

E duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur vetëm këtë herë, nga pjesëtarët e Policisë, por para-hyrja e shtëpisë së këtij qytetari me siguri se është shfrytëzuar vazhdimisht si vend-parking edhe nga qytetarët tjerë. /GazetaExpress