Poroshenko: Pritet një invadim i ri rus në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë për CNN se, sipas informatave të shërbimit informativ ushtarake, agresori po planifikon një aksion ushtarak të ri në Ukrainë.

Bota

17/07/2015 16:24

“Kam informacione nga shërbimet e sigurimit se do të ketë një invadim të ri”, ka thënë poroshenko, transmeton lajmi.net.

Presidenti ukrainas ka thënë se konflikti në lindje të vendit ka eskaluar dhe se me 15 korrik janë vrarë disa civilë nga forcat proruse.

“E kemi humbur një ushtar nga një sulm artilerik, ndërsa 16 luftëtarë janë vrarë, por ka edhe civilë që kanë humbur jetën. Ky është me të vërtet një agresion rus”, k thënë Poroshenko.