Poroshenko e shikon vëngër okupuesin Putin

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, dhe ai i Ukrain

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë shtrënguar duart në hapje të samitit në Minsk të Bjellorusisë.  

Bota

26/08/2014 17:50

Ky ishtye takimi i parë i të dy zyrtarëve të lartë prej muajit qershor.

Para fillimit të samitit, Poroshenko tha që shpreson se samiti në Minsk do të sjellë paqe në Ukrainë.

“Sinqerisht shpresoj që rezultat i takimit në Minsk do të jetë paqja dhe ne do t’ia dalim të arrijmë marrëveshje”, tha Poroshenko.

Në këtë takim, pos zyrtarëve të lartë të disa vendeve të rajonit, merr pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Mediet raportojnë se Poroshenko pati një pamje të akullt, madje edhe të vëngër gjatë shtrëngimit të duarve me Putinin, si dhe më pas duke hipur shkallëve, pasi Rusia ka okupuar Krimenë dhe një pjesë të Ukrainës lindore.