Poroshenko, bënë betimin, thërret për paqe

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ka bërë betimin e tij në një ceremoni që është mbajtur në parlamentin e këtij shteti. Ai ka bërë thirrje për paqe dhe ka ofruar falje për ata që nuk kanë derdhur gjak.

Bota

07/06/2014 12:58

Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko e ka bërë betimin para deputetëve të parlamentit ukrainas.

Poroshenko pas ceremonisë së betimit ka thënë se Ukraina ka nevojë për paqe, siguri dhe unitet.

Ai ka thënë se mundësitë shumë të mëdha që i janë hapur Ukrainës me rënien e tiranisë, rrëzimit nga pushteti të ish presidentit, Viktor Janukoviq, pengohen nga ngjarjet në Donbas.

Presidenti i ri i Ukrainës, ka thënë gjithashtu se për unitetin e Ukrainës është luftuar me gjenerata nga patriotët ndërsa i ka bërë thirrje audiencës në inaugurimin e tij që të nderojë atë pjesë të historisë me një minutë heshtje.

Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje kryengritësve që të lënë armët ndërsa ka ofruar amnisti për ata që nuk kanë gjak në duart e tyre.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Llukashenka, dhe i dërguari me punë i Rusisë në Kiev.