Ponte Prizreni-Rahoveci zhvillohet pa praninë e tifozëve

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me vetëm një ndeshje, ku vëmendja do të jetë në palestrën sportive, “Sezai Surroi” në Prizren. Ponte Prizreni do të përballet me klubin e basketbollit, Rahoveci, ku ndeshja do të fillojë nga ora 19:00, përcjell lajmi.net. Por, përballja e sotme do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për…

Sport

26/11/2022 16:24

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me vetëm një ndeshje, ku vëmendja do të jetë në palestrën sportive, “Sezai Surroi” në Prizren.

Ponte Prizreni do të përballet me klubin e basketbollit, Rahoveci, ku ndeshja do të fillojë nga ora 19:00, përcjell lajmi.net.

Por, përballja e sotme do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të incidentit të fundit në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës, që u zhvillua të enjten në Prizren.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi”./Lajmi.net/