Poni humb një person të dashur: Të premtova se do këndojë në dasmën tënde

Poni ka njoftuar për vdekjen e një personi shumë të dashur për të që ndërroi jetë në moshë shumë të re.

ShowBiz

17/01/2019 11:50

Këngëtarja Poni mëngjesin e sotëm e ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.

Poni i ka publikuar disa fotografi nga spitali në kohën kur e kishte vizituar atë dhe ka njoftuar për vdekjen e një fanseje të saj e cila u nda nga kjo jetë në moshën 22 vjeçare. Vajza në fjalë nuk mundi ta përballojë sëmundjen.

Pranë postimit ajo ka shkruar fjalë prekëse, duke treguar po ashtu se i kishte premtuar që do t’i këndonte në dasmë./Lajmi.net/