Të Infektuar: 58.687

Të Shëruar: 51.337

Të Vdekur: 1.471

Pompeo uron shqiptarët për 28 nëntor

23:56 | 28 Nentor 2020

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo ka ndarë një mesazh urimi për Shqipërinë dhe shqiptarët, në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

“Këtë vit festojmë gjithashtu vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që ka bërë vendi në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE”, shprehej zoti Pompeo në deklaratën e tij.

Sekretari amerikan i shtetit përgëzon “Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës si kryesuese e OSBE-së në vitin 2020 dhe vlerëson gjithçka që vendi ka bërë për të demonstruar përkushtimin ndaj komunitetit transatlantik”.

“Shqipëria luan një rol qendror për të siguruar paqen dhe stabilitetin si pjesë e aleancës së NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleat i palëkundur”, thuhej në deklaratë.

“I uroj siguri dhe shëndet popullit shqiptar ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat që paraqet pandemia e COVID-19”, përfundonte deklarata e zotit Pompeo.