Pompeo thekson mosmarrëveshjet e shumta me Boltonin, i shkarkuar nga Trump
Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo theksoi sot mosmarrëveshjet e shumta me ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, i shkarkuar nga presidenti Donald Trump.
Bota
“Ka pasur shumë raste kur Bolton dhe unë nuk kemi qenë dakord, asnjë dyshim mbi këtë”, deklaroi Pompeo gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne punojmë shumë afër me presidentin e SHBA-së”, shtoi ai.
Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin nga ana tjetër konfirmoi se Trump nuk synon të ndryshojë politikën e tij kundrejt Iranit dhe se është i vendosur të vazhdojë fushatën e tij të presionit maksimal kundër Teheranit.