Pompeo shkon në Arabinë Saudite për një koalicion kundër Iranit

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo,, ka zhvilluar disa bisedime të hënën me Mbretin e Arabisë Saudite dhe Princin e Kurorës për të kundërshtuar kërcënimet e Iranit duke ndërtuar një koalicion të gjerë global që përfshin vendet aziatike dhe evropiane.

Bota

24/06/2019 19:20

Pompeo ka të ngjarë të përballet ashpër në Evropë dhe Azi, veçanërisht nga ato vende që janë ende të angazhuara në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, të cilën presidenti Donald Trump e hodhi poshtë vitin e kaluar, njofton Klan Kosova.

Me tensionet në rritje në rajon pasi Irani rrëzoi një avion amerikan më 20 qershor, Trump anuloi një sulm ndaj Iranit, ndërsa komandanti detar i Iranit paralajmëroi se forcat e tij nuk do të hezitojnë të bëjnë edhe më shumë ndaj avionëve amerikanë që shkelin hapësirën ajrore tëij.

SHBA-ja po shton praninë e saj ushtarake në Gjirin Persik, shkruan AP.

Pompeo iu referua Iranit si “sponsori më i madh në botë i terrorizmit”.

Ndërkaq, pak më parë presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka thënë se po vendos sanksione të reja ndaj Iranit, duke përfshirë edhe zyrën e liderit suprem të vendit Ali Khamenei.

Trump tha se sanksionet shtesë ishin përgjigje ndaj rrëzimit të një droni amerikan dhe “shumë gjërave të tjera”.

Ai shtoi se ata do të “vazhdojnë të rrisin presionin mbi Teheranin”, duke thënë se “Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore”.