Pompeo paralajmëron bisedime me Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë "pak më shumë kreative", pasi të dyja palët duan t'i rinisin bisedimet për t'i dhënë fund programit bërthamor të Phenjanit.

Bota

16/07/2019 08:25

Duke folur për gazetarët në Uashington, Pompeo nuk tha se kur do të nisin bisedimet.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e kaluar, me të cilin është pajtuar për rinisjen e bisedimeve.

Gjatë këtij takimi, Trump është bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur në Korenë e Veriut.

Trump dhe Kim kanë zhvilluar dy takime për çështjen bërthamore, transmeton rel.

Takimi i fundit në Hanoi, në muajin shkurt, ka përfunduar pa marrëveshje, pasi SHBA-ja ka këmbëngulur në denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar lehtësimin e sanksioneve.