Pompeo: Me Vuçiqin diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi, normalizimi i marrëdhënieve forcon stabilitetin në rajon

Ka përfunduar takimi në në Nju Jork në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Lajme

20/08/2019 21:26

Kjo është bërë e ditur nga Pompeo përmes një postimi në Twitter, ku edhe njoftoi për temat e këtij takimi.

Pompeo shkroi se temë kyçe ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe anëtarësimi i Serbisë në BE, derisa ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve forcon stabilitetin e tërë rajonit, përcjell lajmi.net.

“Drekë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin për Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin trans-atlantik”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/