Polonia – Shqipëria, kompania e basteve sportive e favorizon këtë kombëtare
Kombëtarja shqiptare e futbollit e nis sot ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Kuqezinjtë” do të përballen në ndeshjen e parë me Poloninë në Varshavë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Grupit E, shkruan lajmi.net. Ballafaqimi ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në kryeqytetin e Polonië, në…

Sport
Kombëtarja shqiptare e futbollit e nis sot ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Kuqezinjtë” do të përballen në ndeshjen e parë me Poloninë në Varshavë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Grupit E, shkruan lajmi.net.
Ballafaqimi ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në kryeqytetin e Polonië, në Varshavë.
Kompania e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj përballjeje duke e favorizuar Kombëtaren polake.
Kuota për fitoren e Polonisë llogaritet 1.53, barazimi 4.00, ndërkaq për fitoren e Shqipërisë kuota llogaritet 6.50.
Reprezentacioni i Shqipërisë zbarkoi një ditë përpara në Poloni, duke kryer kështu edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.
Trajneri i Shqipërisë, braziliani Silvinjo vlerësoi Poloninë në konferencë për media duke e cilësuar kombëtare të fortë, por theksoi se ekipi i tij është gati për këtë takim./Lajmi.net/