Polonia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Poloni u regjistruan 1,002 raste të reja të koronavirusit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Bota

19/09/2020 15:23

Kjo është shifra më e lartë e rasteve brenda një dite në shtetin e Evropës Qendrore që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Guardian.

Rekordi i ri u shënua disa ditë pasi autoritetet i shtrënguan kushtet nën të cilat mjekët janë të obliguar t’i dërgojnë pacientët për testim. Kritikët thonë se rregullat e reja mund ta kufizojnë numrin e njerëzve që shkojnë për t’u testuar.

Sipas faqes Worldometers, Polonia deri më tani i ka shënuar mbi 78,000 persona të infektuar dhe 2,282 të vdekur.

Për më tepër, mbi 63,000 njerëz që janë prekur nga Covid-19 në këtë shtet tashmë janë shëruar, sipas të dhënave të kësaj faqeje.