Polonia – Portugalia, rezultat befasues në fund

Portugalia e ka mposhtur me shumë vështirësi Poloninë.

Sport

11/10/2018 22:40

Portugalia ka shënuar fitore të mundimshme ndaj Polonisë me rezultat 2:3 në Ligën e Kombeve.

Polakët kaluan të parët në epërsi me anë të Piatek në minutën e 18’., por që portugezët e barazuan rezultatin me anë të Andre Silvas (31’).

Portugalia arriti që ta përmbysë rezultatin, ku Glik shënoi atu-gol (43’).

Portugezët e shënuan golin e tretë me anë të Bernardo Silvas në minutën e 52’, ndërsa Polonia e ngushtoi epërsinë e tyre me anë të Blaszczykowski (77’).

Portugalia është lidere në Grupin A me gjashtë pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Italia me nga një pikë. /Lajmi.net/