Polonia me 3 mungesa kundër Shqipërisë

Polonia rikuperon Jan Bednarek i cili mendohej se mund të mos rikuperohej në kohë për sfidat e marsit me Republikën Çeke dhe Shqipërinë. Mungesa e Kamil Piątkoëskit e kishte alarmuar jo pak trajnerin Santos që rikuperon një lojtar të rëndësishme për skuadrën e tij. 26-vjeçari i Aston Villa-s, është bashkuar në stërvitje me skuadrën pasi…

Sport

22/03/2023 12:22

Polonia rikuperon Jan Bednarek i cili mendohej se mund të mos rikuperohej në kohë për sfidat e marsit me Republikën Çeke dhe Shqipërinë. Mungesa e Kamil Piątkoëskit e kishte alarmuar jo pak trajnerin Santos që rikuperon një lojtar të rëndësishme për skuadrën e tij.

26-vjeçari i Aston Villa-s, është bashkuar në stërvitje me skuadrën pasi analizat dolën në përufnimin se nuk bëhet fjalë për frakturë në brinjë. Një nga risitë më të mëdha në kampin e skuadrës polake është i riu i Barcelonës, Ben Lederman.

Edhe pse ka lindur në SHBA nga prindër hebrenj, mund të debutojë që në këto eleminatore, ndërsa pikëpyetje ka për formën e lojtarit tjetër të Barcelonës, Robert Lewandowski. Dy mungesa të tjera të rëndësishme për sfidat e marsit janë edhe Kamil Glik e Grzegorz Krychowiak.