Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Polonia do të mbajë zgjedhjet përmes votimit me postë, pavarësisht koronavirusit

10:23 | 7 Prill 2020

Me gjithë shqetësimet që po vazhdojnë të jenë në rritje për sigurinë publike, zgjedhjet e Polonisë të planifikuara për 10 maj, do të mbahen.

Dhoma e Ulët e Kuvendit të Polonisë, e cila kontrollohet nga nacionalistët në pushtet, në orët e vona të së hënës e ka miratuar projektligjin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të majit përmes postës.

Qeveria polake këmbëngul se shtyrja e zgjedhje presidenciale do të ishte e nxituar, pavarësisht se shumica e vendeve të tjera europiane kanë më shumë kujdes për pandeminë, njofton Klan Kosova.

“Nëse ka kushte për të shkuar në një dyqan, atëherë ekzistojnë edhe kushte për të shkuar në një vendvotim”, tha presidenti Andrzej Duda, presidenti aktual dhe favoriti i qartë për të fituar.

Megjithatë, shumë qytetarë po shqetësohen se një votim i tillë nuk do të ishte as i lirë dhe as i drejtë. Më shumë se 77 përqind e polakëve mendojnë se do të ishte mirë që zgjedhjet presidenciale të shtyheshin për një vit, sipas anketuesit IBRiS.

Një peticion në internet për të shtyrë zgjedhjet tani ka më shumë se 270,000 nënshkrime. Autori i saj, Marcin

Skubiszewski i shoqatës “Vëzhgimi i Zgjedhjeve”, i tha Al Jazeera: “Ne duam të bëjmë presion ndaj qeverisë për të ndryshuar vendimin e saj”.