Polonia dhe Lituania kundërshtojnë vizionin francez për NATO-n

23:55 | 21 Nentor 2019

Presidentët e Polonisë dhe Lituanisë, dy anëtare të NATO-s, përshëndetën sot vitalitetin e NATO-s duke hedhur poshtë vizionin francez për një NATO në gjendjen e “vdekjes cerebrale”

“Prania ushtarake e SHBA-së në Poloni në koordinim me NATO-n (…) tregon vitalitetin e Aleancës”, theksoi presidenti polak, Andrzej Duda në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun lituanez, Gitanas Nauseda.

“Ashtu si presidenti Gitanas Nauseda, nuk shikoj absolutisht asnjë problem me vitalitetin e NATO-s”, shtoi Duda.

Nga ana e tij, Nauseda konfirmoi se 29 vende anëtare të Aleancës nuk duhet të kenë as dyshimin më të vogël mbi faktin që kjo organizatë mbetet garantuesi kryesor i sigurisë tonë.