Polonia deklason Kosovën

Në ndeshjen e parë kundër Polonisë Përfaqësuesja e Kosovës, në kuadër të Alanya Cup, me gjithë angazhimin e madh, vullnetin e dëshirën për fitore, pësuan me rezultat 5:0.

Sport

01/03/2017 17:37

Futbollistet e Kosovës me gjithë humbjen treguan lojë imagjinatave, por mos përvoja dhe mungesa e përgatitjes fizike e bëri të veten.

Polaket qysh në minutën e 6-të arritën të shënojnë golin e parë përmes Winzcos. Në vazhdim ishin përpjekjet e Përfaqësueses së Kosovës të barazojnë rezultatin, por nuk ia arritën. Nga ana tjetër futbollistet e Polonisë dyfishojnë epërsinë në minutën e 26-të me golin e Sikores.

Me këtë rezultat shkohet në pushim, ndërkaq fillimi i pjesës së dytë u takoi vashave të Kosovës, të cilat as sesi të vinin deri të goli. Polaket me përbërjen plotësisht të re arritën të shënojnë  përmes Znyrowskes në minutën e 62-të për rezultatin 3:0.

Ndërkaq dy minuta më vonë shënoi edhe Gawronska e cila edhe në minutën e dytë të vazhdimit pas një ndërhyrje  në zonën e rreptësisë ndaj polakes gjyqtarja tregoi në pikën e bardhë e shndërroi në gol.

Në minutën e 83-të u lëndua Liridonë Syla dhe ishte një zëvendësim i detyrueshëm. Kështu me këtë rezultat u përmbyllë edhe ndeshja. Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvilloi më 3 mars kundër Rumanisë në orën 16.00 sipas kohës lokale./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6