Politikania spanjolle, nudo në posterat e fushatës (Foto)

Një politikane spanjolle ka pozuar nudo në posterat e saj të fushatës, në garën për tu bërë kryetare e bashkisë së Portugalete në Bilbao.

Bota

10/03/2015 23:41

Yolanda Couceiro Morin, e cila është anëtare e  Partisë së krahut të djathtë për Liri dhe Duar të Pastra, u paraqit nudo, me mbishkrimin;, “Politikanët na kanë lënë lakuriq”, dhe duke mbuluar pjesët e saj më intime.

2682C7DE00000578-2988585-Nothing_to_hide_Mayoral_candidate_Yolanda_Morin_stripped_off_in_-a-6_1426016467288-421x620

Ajo shpreson që ky poster të rrëmbejë vëmendjen e qytetit dhe të paraqesë partinë e saj si alternativë në bvend të krahut të majtë, përkatësisht partive të njohura si “Kasta”.

Portugalete ka rreth 47 mijë banorë dhe aktualisht drejtohet nga Mikel Torres, i Partisë së krahut të majtë Socialist të Baskisë.

Morin është kandidatja e vetme e partisë së saj në rajonin bask, edhe pse ajo ka qindra e kandidatë për kryetar komune në të gjithë Spanjën.