Politikania afgane i shpëton sulmit me bombë

Një sulmues vetëvrasës ka pasur për shënjestër një politikane të shquar afgane, ku gjatë sulmit ka lënë të vdekur tre civilë dhe ka plagosur shumë të tjerë. Sulmi ka ndodhur në qytetin e Kabulit ndaj një autokolone.

Bota

16/11/2014 12:00

Shukria Barakzai është plagosur lehtë gjatë këtij sulmi. Ajo njihet si avokuese e të drejtat e grave dhe është aleate e presidentit të ri Ashraf Ghani.

“Barakzai ka disa lëndime të vogla. Fatkeqësisht, tre civilë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur”, ka shkruar në rrjetet sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi.

Barakzai po udhëtonte së bashku me disa ligjvënës të tjerë. Ata ishin duke shkuar për në parlament, kur një makinë u përpoq që të godiste veturën me të cilën po udhëtonin politikanët dhe sapo veturat ishin pranë njëra tjetrës, sulmuesi shpërtheu eksplozivët.

Afganistani është duke u përballët me një kryengritje vicioze të udhëhequr nga talibanët.

Ky incident vjen vetëm pas një jave, pasi një sulmues vetëvrasës kishte hyrë në zyrat e shefit të policisë së Kabulit, në njërën prej zonave më të frontifikuara të kryeqytetit, ku la të vdekur një oficer të lartë, raporton BBC, transmeton lajmi.net