Politikani serb që e njeh Kosovën ka një mesazh për Vuçiqin pas problemeve me zemrën

Çedomir Jovanoviq, politikani i vetëm serb që Kosovën e nje si shtet të pavarur ka lëshuar një mesazh për gjendjen shëndetësore të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajme

16/11/2019 20:09

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet afër Vuçiqit, të cilën e ka shoqëruar edhe me disa fjalë, shkruan lajmi.net.

Jovanoviq i ka dëshiruar kthim sa më të shpejtë Vuçiqit në detyrën e tij, në mënyrë që, siç është shprehur vetë Jovanoviq, ta mposhtë me ndershmëri.

“Ne kemi qenë këtu për 25 vjet, deri më sot të gjithë në vendin që ai zgjodhi, ai ishte gjithmonë një kundërshtar serioz, unë dua që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur që ta mposht me ndershmëri”. /Lajmi.net/