Politikani rus niset ta rrahë, por motoçiklisti e bën për faqe të zezë (Video)

Një politikan rus rrihet keq nga një motoçiklist. E gjitha filloi kur një motoçiklist i cili kishte një kamera në helmetën e tij bëri një kthim majtas për tu lidhur me rrugën ku po kalonte një veturë Lexus.

Bota

08/06/2016 14:43

Motociklisti nuk ndaloi lëvizjen, por u rreshtua në krah të rrugës. Kjo nuk e kënaqi drejtuesin e makinës, i cili del me vrull dhe nis të rrahë motoçiklistin. Ky person nga komentuesit në YouTube u identifikua si politikan i partisë Rusia e Bashkuar, Bolshedanov Alexei. Kjo parti është në koalicion me partinë në pushtet të Dmitry Medvedev.

Politikani sulmoi motoçiklistin por në fakt e pësoi vetë duke u rrahur keq nga motoçiklisti. Shihni pamjet.

 

YouTube player
YouTube player