Politikani anglez që largoi Britaninë nga BE, dëshiron të bëhet ambasador i Trumpit

Nigel Farage ka thënë se do të pranonte një punë nga Donald Trumpi nëse ai fiton zgjedhjet në Amerikë.

Bota

08/11/2016 19:04

Politikani anglez, i njohur për kampanjën e tij për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, i ka propozuar Trumpit që ta emërojë atë si ambasador të Amerikës në BE

Farage, i quajtur nga Trumpi me nofkën “Mr Brexit”, ka thënë se do ta kryente mirë punën pasi për 20 vjet ka punuar si deputet europarlamentar.