Politikanët sikur “Dinpaku dhe shokët e tij”

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj qëndrimeve të politikanëve që po mbajnë karshi vedimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke i krahasuar ato me romanin “Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij”.

Lajme

29/08/2014 15:45

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli u ka rrëfyer politikanëve historinë e heroit Dinapk.

Me këtë, kreu i AKR-së, me sarkazmë i ka gjykuar disa politikanë të cilët po mundohen të përzihen edhe në çështje të gjyqësisë, në rastin e vendimit të Kushtetueses për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Qëndrimet që po mbahen ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese nga klasa politike e jonë më kujtojnë një episod nga librat e rinisë sime, që titullohej «avanturat e Dinpakut dhe shokëve të tij» . Dinpaku ishte heroi kryesor i shoqërisë së xhuxhave të cilët kishin emrat sipas cilësive të tyre (psh Dinpaku=Din Pak). Dinpaku në jetë provoi të bënte gjithçka: muzikantin, skulptorin, piktorin”.

“Një ditë kur Dinpaku ndihej piktor, ftoi shokët e tij në një ekspozitë me portretet e tyre: të Dinshumit, të Sigurtit, të Pasigurtit, etj. Të gjithë shokët morën pjesë dhe i thoshin Dinpakut: sa bukur i ke bërë pikturat!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.