Politika gjermane po kërkon që Shqipërisë t’i kthehet regjimi i vizave

Nëse ky propozim do vihet në jetë, Shqipëria do humbasë një nga arritjet më të rëndësishme të këtyre viteve të fundit: lëvizjen pa viza.

Lajme

27/07/2015 10:27

Tashmë temë e ditës në Gjermani është emigracioni, sidomos ai nga Ballkani Perëndimor.

Për të ndalur valën e vërshimit ka propozime nga më të ndryshme.

Propozimi më i fundit, që është pasqyruar nga shumica e mediave të mëdha në Gjermani, vjen nga Shefi i Shoqatës së Qyteteve dhe Komunave, Gerd Landsberg.

Ai thotë se duhet rikthyer regjimi i vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.