Politika e jashtme dhe fushata presidenciale e Amerikës

Është e pamundur të dihet se kënd do ta zgjedhin për presidentin e tyre të ardhshëm votuesit amerikan. Por një gjë është e sigurt se kjo zgjedhje do të ketë pasoja të thella për gjithë botën, qoftë për mirë apo edhe për të keq.

Opinion

18/06/2015 10:01

Më shumë se çdo gjë tjetër, kjo reflekton realitetin e vazhdueshëm të fuqisë amerikane. Gjithashtu pasqyron faktin se presidenti i ardhshëm do të trashëgojë një botë të zhytur në trazira të mëdha. Çfarëdo që ai apo ajo vendosë të bëjë, do ta ketë parasysh marrëveshjen e madhe për njerëzit kudo.

Është e vështirë të dihet se çfarë roli do të luaj politika e jashtme në përcaktimin se kush do të zë zyrën ovale. Zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë ende shumë larg pasi na ndajnë 17 muaj. Shumëçka mund dhe do të ndodhë tani dhe atëherë.

Dy proceset e lidhura por të dallueshme politike, propozimet e Republikanëve dhe Demokratëve, do të luajnë gjatë deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, është parapëlqyera e Demokratëve, edhe pse emërimi i saj nuk është një përfundim i pashmangshëm. Në çdo rast, politika e jashtme sigurisht se do të luaj rol të vogël në vendim, pasi që çështjet që më së shumti i preokupojnë votuesit për marrë pjesë në zgjedhjet paraprake demokratike, janë të natyrës së brendshme dhe ekonomike.

Ana republikane është shumë më e mbushur me njerëz dhe e pasigurt, dhe duket se politika e jashtme do të luajë një rol të madh në zgjedhjen e kandidatit të partisë. Ekonomia është përmirësuar nën administratën e presidentit Barack Obama, duke e bërë atë një objektiv më pak tërheqës politik. Për dallim, turbullira globale i ka dhënë më shumë hapësirë në dhomë Republikanëve për të sulmuar Obaman dhe Demokratët.

Megjithatë, disa çështje të politikës së jashtme, do të dominojnë bisedën tek të dy partitë. Njëra është tregtia, që është një çështje e brendshme dhe ndërkombëtare. Obama është duke kërkuar Autoritetin për Promovim të Tregtisë, një prelud i nevojshëm për të fituar mbështetjen e Kongresit për Partneritet Trans-Paqësor, i cili do të reduktonte barrierat mes SHBA-ve dhe 11 vendeve tjera të Trans-Paqësorit. Shumë, por jo të gjithë kandidatët e Republikanëve mbështesin TEC-un, derisa politika në anën e Demokratëve është më shumë armiqësore ndaj një marrëveshjeje të tilla, duke e bërë atë potencialisht të rrezikshme për çdo kandidat demokrat për ta mbështetur atë.

Çështja e dytë, sigurisht se do të përfshijë të dy partitë në debatet dominuese rreth Iranit dhe negociatave ndërkombëtare për mbikëqyrjen e programit të saj bërthamor. Dikush mund të mendoj se shumë prej kandidatëve të Republikanëve do të jenë kritik ndaj çfarëdo marrëveshje të propozuar. Por do të ngrihen pyetje të tilla si: cilat sanksione do të lehtësohen dhe kur, dhe çfarë do të ndodhë nëse disa prej kufizimeve mbi aktivitetet bërthamorë të Iranit skadojnë. Kandidatët demokrat sipas gjitha gjasave do të jenë në favor të çdo gjëje që mund të negociohet, por ekziston mundësia që të ketë dallime në mes të kandidatëve nga të dyja anët.

Çështja e tretë është ndryshimi klimatik. Papa Françesku do të rris këtë çështje, kur edhe do të bëjë një deklaratë të madhe mbi këtë gjatë javës së ardhshme. Gjithashtu, planifikimi i Konferencës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara në Paris gjatë dhjetorit, do ta shndërroi këtë çështje në lajmin kryesor. Demokratët do të jenë më përkrahës për një angazhim më të gjerë të Amerikës, edhe pse dallimet në mendime do të shfaqen në të dy anët.

Çështja e katërt përfshin Lindjen e Mesme. Ekziston oreksi tek të dyja palët, për një ndërhyrje ushtarake në shkallë të gjerë në Irak dhe Siri për t’iu kundërvënë shtetit islamik. Por do të nxitet një debat i nxehtë rreth asaj se çfarë duhet dhe nuk duhet bërë.

Pastaj ekzistojnë gjitha çështjet tjera, nga këmbëngulja kineze në Azi e deri të hakmarrja e Rusisë në Ukrainë. Retorika do të jetë muskulore, sidomos nga ana e Republikanëve. Dikush mund të shpresojë se ajo çfarë do të dalë nga procesi i emërimit të palëve, është pasqyrë se si kandidatët e suksesshëm do ti përgjigjen tri pyetjeve të mëdha.

Shqetësimet e para do të jenë se sa rëndësi në terma absolutë dhe relativë, kandidati do të caktojë politikën e jashtme. Nëse dikush mendon për sigurinë kombëtare si për dy anët e monedhës, me politikën e jashtme nga njëra anë dhe me atë të brendshmen nga ana tjetër, sa janë gjasat që njëra anë të ngritët me fytyrë lart për president të ardhshëm? Ky është debati klasik “arma kundrejt gjalpit”, mbi mënyrën se burimet nga dollari që kalojnë tek vëmendja presidenciale duhet të ndahen.

Shqetësimi i dytë është, cilat janë qëllimet dhe prioritet e politikës së jashtme? Tradita realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare fokusohet në ndikimin e politikave të jashtme të vendeve të tjera, dhe vë pak theksin në çështjet e tyre të brendshme. Tradita kryesore tërheq pjesën e kundërt të litarit, duke argumentuar se çështjet e brendshme të vendeve tjera janë ato që më së shumti kanë rëndësi, qoftë për arsye të moralit dhe parimit, ose për shkak se besohet se si një qeveri sillet në shtëpi ndikon në mënyrën se si ajo vepron jashtë vendit.

Sipas kësaj pikëpamje idealiste, vendet që janë demokratike dhe trajtojnë qytetarët e tyre me respekt, kanë më shumë gjasa që të trajtojnë qytetarët e vendeve të tjera me respekt. Problemi, natyrisht se do të ndikojë në trajektoret e shoqërive të tjera që zakonisht ka sfida të ngutshme globale që duhet të adresohen, qofshin nganjëherë me ndihmën e regjimeve të neveritshme.

Pyetja e fundit ka të bëjë me qasjen e të nominuarve për të zbatimin e politikës së jashtme. Cila do të jetë përzierja e tyre e preferuar e unilateralizmit dhe multilateralizmit, dhe cilat mjete do të përdorin për të arritur objektivat duke filluar nga diplomacia, dhe sanksionet për operacionet e zbulimit dhe forcës ushtarake?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të duhej të qartësoheshin gjatë fushatës. Së bashku, amerikanët do të fitojnë një kuptim më të mirë për atë se kënd duhet të votojnë, dhe njerëzit kudo do të zhvillojnë një kuptim më të mirë të asaj çfarë duhet të presin në janar të vitit 2017, kur presidenti i 45-të i SHBA-ve të bëj betimin.

(Lajmi.net është anëtare e rrjetit të Project Syndicate.)