Policia zvicerane kërkon më shumë qartësi në ligjin për kanabisin

15:51 | 15 Qershor 2019

Gjobat për posedimin e kanabisit nuk kanë qenë të njëjta në gjithë vendin, për shkak të mungesës së qartësisë në zbatimin e ligjit.

Sipas transmetuesit publik SRF, numri i gjobave në lidhje me kanabisin ka rënë nga 18,000 në vitin 2017, në pak më shumë se 7,000 vitin e kaluar. Kantonet franceze dhe Cyrihu, në veçanti, morën një qasje më të butë ndaj konsumuesve të kanabisit me 70% më pak gjoba të vendosura.

Sipas Marco Cortesi, zëdhënës i medias për policinë e qytetit të Cyrihut, arsyeja për këtë rënie masive është një vendim i Gjykatës Federale të 2017-ës. Edhe pse konsumi është ende një vepër e dënueshme, vendimi i gjykatës ka sjellë një ndryshim në praktikën e policisë, përcjell albinfo.ch.

Kantoni verior zviceran i St Gallenit, i cili lëshoi një rekord prej 1100 gjobash vitin e kaluar, gjithashtu do të modifikojë politikën e saj, e cila do të dërgojë në vendosjen e më pak gjobave në të ardhmen.