Policia: Xhelal Sveçla u arrestua në bazë të urdhrit

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Xhelal Sveçlës. Në njoftim thuhet se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, konform detyrimit ligjor policia ka realizuar një mandat arresti të natyrës proceduese të urdhëruar nga gjykata themelore në Prishtinë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në shqyrtim gjyqësor.

Lajme

16/03/2016 11:36

“Urdhëresa e nxjerrë më 09 shkurt 2016,  ka specifikuar detyrimin për policinë që të pandehurin; XH. S. mashkull, 45 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, posa ta takoj, ta ndaloj, ta arrestoj dhe ta transferoj në qendrën e paraburgimit ose përpara gjykatës themelore në Prishtinë”, thuhet më tej në raportin e Policisë.

“Zbatimi i kësaj urdhërese të gjykatës ka ardhur si rrjedhojë e mosparaqitjes vullnetare të të pandehurit përkundër njoftimeve paraprake nga ana e organit kompetent”, përfundon njoftimi i PK-së. /lajmi.net