Policia vret personin që sulmoi njerëzit në kinema

Një person është vrarë nga policia pasi i njëjti kishte sulmuar njerëzit që ishin në kinema, në pjesën periferike të Nashville, Tennessee të Amerikës.

Bota

06/08/2015 10:07

Personi që mbante një çantë në shpinë dhe një maskë kirurgjike në fytyr, ai u vra nga policia, teksa tentoi që të ikte pasi kreu sulmin.

Sipas BBC, një person ka pësuar një plagë sipërfaqësore, ndërsa tre të tjerë janë trajtuar për ekspozimin ndaj sprejit djegës.

Më vonë personi i vrarë u identifikua me emrin Vincente David Montano, 29 vjeçar.

Zëdhënësi i policisë Don Aaron tha se Montano kishte probleme psikike dhe ka qenë i angazhuar për kujdesin psikiatrik katër here, transmeton lajmi.net.

Policia ka pranuar se në çantën që ai mbante në duar, nuk kishte “diçka të rrezikshme”.