Policia vendos pengesa pranë qeverisë (Foto)

Protesta e së shtunës, e organizuar nga partitë opozitare eksaloi në dhunë. 

Lajme

27/01/2015 09:36

Edhe sot është paralajmëruar një protestë nga opozita të cilët po kërkojnë shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe Ligjin për Trepçën.

Por sot Policia e Kosovës duket të jetë më e përgatitur se të shtunën. Ajo ka hartuar edhe një plan operativ, ku thuhet se dhuna nuk do të tolerohet.

Para qeverisë tashmë janë vendosur disa “pengesa” ku do tu parandalohet protestuesve që t’i afrohen objektit të Qeverisë, të cilin të shtunën e gjuajtën me gurë dhe ia thyen xhamat.