Policia spanjolle: Jota ishte shoferi, po voziste mbi shpejtësinë e lejuar

Policia spanjolle beson se futbollisti i Liverpool-it, Diogo Jota, po voziste me shpejtësi mbi kufirin e lejuar kur ai dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik javën e kaluar. Roja Civile e Spanjës bëri të ditur të martën se, ndonëse hetimet mbi shkaqet e aksidentit që ndodhi të enjten e kaluar janë…

Sport

08/07/2025 18:50

Policia spanjolle beson se futbollisti i Liverpool-it, Diogo Jota, po voziste me shpejtësi mbi kufirin e lejuar kur ai dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik javën e kaluar.

Roja Civile e Spanjës bëri të ditur të martën se, ndonëse hetimet mbi shkaqet e aksidentit që ndodhi të enjten e kaluar janë ende në vazhdim, dyshohet se Jota po voziste shumë shpejt në momentin kur Lamborghini ka devijuar nga rruga pas shpërthimit të një gome, transmeton lajmi.net

Fillimisht, autoritetet nuk kishin konfirmuar nëse ishte Jota apo vëllai i tij, André Silva, ai që po e voziste makinën. Por të martën, policia spanjolle deklaroi se provat tregojnë se shofer ishte Jota.

Dy vëllezërit humbën jetën në vendngjarje kur makina shpërtheu në flakë në një segment të izoluar të autostradës në orët e hershme të mëngjesit. Mediat portugeze raportuan se Jota ishte duke udhëtuar drejt qytetit verior spanjoll, Santander, për të marrë një traget drejt Anglisë, ku do t’i bashkohej përsëri ekipit të Liverpool-it, pasi ishte këshilluar të mos fluturonte për shkak të një ndërhyrjeje të fundit në mushkëri.

Ceremonia mortore e dy vëllezërve u mbajt të shtunën në Portugali./lajmi.net/