Policia shqipton afro 1400 gjoba për mos respektim të ligjit anti-Covid-19

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1375 gjoba për mos respektim të ligjit Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme

31/10/2020 11:39

Kështu ka bërë të ditur raporti 24-orësh i dërguar nga policia.

Sipas raportit janë shqiptuar 847 tiketa trafiku, teksa 23 persona janë arrestuar e 13 janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, një aksident me fatalitet është raportuar gjatë 24 orëve. /Lajmi.net/