Policia shqipton 1000 tiketa për 24 orë

Policia e Kosovës, brenda 24 orëve, ka shqiptuar 1000 gjoba trafiku kundër shkelësve të rregullave të komunikacionit, raporton lajmi.net.

Lajme

15/08/2015 14:18

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, nga statistikat e përgjithshme shihen 1000 gjoba, 17 arrestime, 9 persona në mbajtje, 13 aksidente me të lënduar dhe 50 aksidente pa të lënduar.