Policia shpall në kërkim edhe pesë persona të përfshirë në kontrabandë me mallra

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera të vendit kanë realizuar së fundi aksion në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.

Lajme

13/10/2021 15:22

Me këtë rast Policia e Kosovës së fundi ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra, transmeton lajmi.net.

“Si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë (personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në 10 persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra”, thuhet në njoftimin për media.

Pesë personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:

Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.

Vehbi (Kadri)Hyseni dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.

Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.

Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

Numrat kontaktues:
192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 , të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Siç është potencuar edhe më herët, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë gjatë operacionit të realizuar sot./Lajmi.net/

Shpallen në kërkim pesë persona të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës