Policia shoqëron në stacion dy votues të veshur me simbole partiake

Policia e Kosovës ka shoqëruar për në stacionin policor dy votues të Shkollës Fillore “Xheladin Gashi-Plaku”, në Komoran të Drenasit.

Lajme

08/06/2014 12:33

Sipas informacioneve të lajmi.net, votuesit kishin tentuar të hynin në qendër të votimit duke bartur flamuj dhe simbole tjera të Partisë Demokratike të Kosovës.

Rastin e ka konfirmua për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se votuesit janë shoqëruar në polici pasi kishin të veshura tesha me simbole të partive politike.