Policia shkoi të asistojë në shkyçje të rrymës, por rrihen nga qytetarët

Bashkë me policët ishin edhe punëtorët e KEDS-it të cilët janë sulmuare dhe ata fizikisht nga ana e dy qytetarëve, raporton lajmi.net.

Lajme

04/02/2016 15:01

Në fshatin  Bellopojë të Podujevës, dy policë janë sulmuar nga ana e dy qytetarëve.

Bashkë me policët ishin edhe  punëtorët e KEDS-it të cilët janë sulmuare dhe ata fizikisht nga ana e dy qytetarëve, raporton lajmi.net.

Policia njofton se dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër, shqiptarë shtetas të Kosovës, nuk kanë mundur të pranojnë faktin për shkyçje nga rrjeti elektrik, për shkak të burgjeve të pashlyera, raporton lajmi.net.

Për pasojë,  lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët policorë i cili është dashur të trajtohet edhe te mjeku.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net