Policia serbe plagos një shqiptar nga Kosova afër Kurshumlisë

Një shtetas i Kosovës është plagosur nga një shkëmbim zjarri në mes tyre dhe Policisë së Serbisë, pasi që thuhet se ata ishin duke vjedhur në një mal brenda territorit serb, afër Kurshumlisë, transmeton lajmi.net

Lajme

27/08/2014 20:38

Sipas mediave serbe, bëhet e ditur se këta persona janë të nacionalitetit shqiptar dhe se ishin hyrë ilegalisht në Serbi, ndërsa me të i identifikuar, pjesëtarë të policisë serbe kanë shtënë me armë zjarri, duke marrë përgjigje të njëjtë.

Nga ky shkëmbim zjarri, njëri nga këta persona është plagosur. Ende nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me këtë çështje.