Policia serbe nuk e ndaloi Bogdanovin të hyjë në stadium, kurse tash “e kërkon”

MPB-ja e Serbisë ka shpallur fleta-rrest intern për huliganin Ivan Bogdanov (34) për shkak të hyrjes në fushë gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri. 

Lajme

04/11/2014 20:59

Këtë informacion e ka marrë vesh gazeta serbe Blic nga kreu policor i Serbisë, duke shtuar se ai është duke u kërkuar që nga incidenti në fushën e Partizanit të Beogradit, më 14 tetor. Pasi ai ka ikur dhe nuk është gjetur në adresën e tij të paraqitur për vendbanim, policia ka shpallur flet-arrest intern, transmeton Lajmi.net.

Bogdanov, anëtar I grupit të tifozëve “Ultra bojs”, është i njohur për incidentin në Gjenova në vitin 2010, kur ishte ndërprerë ndeshja ndërmjet Italisë dhe Serbisë. Ai atëherë qe dënuar me 3 vjet burg dhe 5 vjet ndalin-hyrje në vendet e BE-së. Por, sipas Blicit, ky dënim nuk vlen për ndeshjet në Serbi.

Kush dhe përse e lejoi Bogdanovin të hynte në stadium më 14 tetor, është temë për të cilën po debatohet tash e dy javë mes Lidhjes së futbollit serb, e cila ishte organizatore e ndeshjes, dhe MUP-it serb. Komisari për siguri I LFS, Milivoje Mirkov, dhe nënkryetari i klubit të futbollit Partizan, Branko Ruzhiq, thonë se n jë orë para fillimit të ndeshjes e kanë njoftuar policinë që Bogdanov do të hyjë në stadium dhe kanë kërkuar që policia ta ndalojë atë. Në anën tjetër, në polici thonë se nuk kanë pasur të drejtë ta pengojnë hyrjen e tij në stadium, pasi për këtë nuk ekziston kurrfarë aktvendimi gjyqësor.  Ditëve të fundit është spekuluar se ai është duke u fshehur diku në veri të Kosovës, por pa fakte të qëndrueshme.