Policia sekuestron armë, arrestohen shtatë persona në Pejë

Janë arrestuar shtatë persona për armë mbajtje pa leje në Deçan.

Lajme

05/03/2021 13:53

Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka njoftuar se janë sekuestruar edhe tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë që janë sekuestruar armë dhe municioni, një pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy karikatorë dhe njëzet e dy fishekë të të njëjtit kalibër, një pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë fishekë përkatës. Një pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy karikatorë, tri pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’, një pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy karikatorë dhe njëzet e pesë fishekë përkatës, një pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë fishekë kal. 9x19mm dhe dy karikatorë.

Personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë. /Lajmi.net/