Policia ruse bastisë zyrën e një opozitari

Udhëheqësi i opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë sot se zyra e tij ku vepron fondacioni kundër korrupsionit, është duke u kontrolluar nga ana e policisë.

Bota

16/01/2015 17:48

Navalny ka shkruar në rrjetin Twitter se është marrë në pyetje nga hetuesit rusë në Komitetin Hetues Federal, ku edhe ka kuptuar se është duke iu kontrolluar zyra në Moskë.

Ai ka shkruar sot po ashtu se hetuesit rusë në Komitetim Hetues Federal e kanë marrë në pyetje atë në lidhje me aktivitetet e fondacionit të tij kundër korrupsionit.

Navalny gjendet në arrest shtëpiak që nga 30 dhjetori kur është dënuar me kusht për tri vite e gjysmë.

Ai është dënuar nën akuzat për vjedhje.

Navalny është urdhëruar që të qëndrojë në arrest shtëpiak, ndonëse një masë të tillë Navalny e konsideron si të paligjshme./REL/