Policia rrethon ndërtesën e qeverisë (Foto/Video)

Pjesëtarë të Njësisë Speciale, dhe policë të tjerë kanë rrethuar ndërtesën e qeverisë.

Lajme

10/08/2015 12:43

Mësohet se kjo është bërë për shkak të paralajmërimit të veteranëve që do të dalin të protestojnë sot.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë ende e ditur nga kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili edhe të premten nuk ishte i qartë me vendimin e tij se a do të protestohej sot apo një ditë tjetër.

Ai njëherë deklaroi se protesta do të vazhdonte sot, pastaj ka thënë se një gjë e tillë do të diskutohet në këshill dhe pastaj do të merret vendim.(Indeksonline)

Policia2 Policia

YouTube player