Policia: Rreth 500 persona në protestën e OVL UÇK-së

Policia e Kosovë thotë se të mërkurën në Prishtinë protestuan rreth 500 persona.

Lajme

17/06/2015 15:21

Në protestën që u mbajt në mesditë nga organizata e dala nga lufta, që protestuan kundër Gjykatës Speciale dhe kundër padrejtësive ndaj ish- luftëtarëve, sipas Policisë nuk u raportua asnjë incident.

Në njoftimin e Policisë thuhet se me qëllim të monitorimit sa më të mirë të situatës, policia përgjatë gjithë kohës ka qenë prezent në lokacionin e sipërshënuar dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore, njofton përmes një kumtese Policia e Kosovës.

Protesta ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.