Policia raporton për dy raste të cenimit të fshehtësisë së votës
Dje (e diel) në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse nuk është raportuar për incidente të mëdha, dje Policia e Kosovës është përballur me disa thyerje rregullash të votimit. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për dy raste të cenimit të fshehtësisë së votës, shkruan lajmi.net. Rastet kanë…

Lajme
Dje (e diel) në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse nuk është raportuar për incidente të mëdha, dje Policia e Kosovës është përballur me disa thyerje rregullash të votimit.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për dy raste të cenimit të fshehtësisë së votës, shkruan lajmi.net.
Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Vushtrri.
Rastet e raportuara në Polici:
Fushë Kosovë 09.02.2025-14:00. Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri 09.02.2025-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/