Policia po heton vetëvrasjen që ndodhi sot në Pejë
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevdet Ibraj, thotë se policia po heton rethanat e kësaj vdekje. Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet për rrethanat e këtij rasti tragjik.

Lajme
Qyteti i Pejës është tronditur sërish nga një vdekje e dyshimtë, e cila fillimisht është raportuar se mund të jetë vetëvrasje.
Lajmi.net mëson jozyrtarisht se bëhet fjalë për bashkëshorten e një pjesëtari të Stacionit të Policisë së Kosovës në Pejë.
Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet për rrethanat e këtij rasti tragjik.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevdet Ibraj, thotë se policia po heton rethanat e kësaj vdekje.
“Mund t’ju konfirmoj që më datë 19.01.2014, në orën 04:00 të mëngjesit, në rrugën e UÇK’së në Pejë, është raportuar një rast i vetëvrasjes së një femre, shtetase e Kosovës”.
”Policia e Kosovës me të pranuar informatën ka nisur hetimet intensive në bashkëpunim me prokurorin e shtetit”.
Sigurisht, për shkak të ndjeshmërisë së tij, pasi bëhet fjalë për gruan e një pjesëtari të Policisë në Pejë.