Policia po hetohet për gazin lotsjellës në Kuvend (Video)

Deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca që Policia e Kosovës ka furnizuar opozitën me gaz lotsjellës për ta futur brenda në Kuvendin e Kosovës, ka bërë që Inspektorati Policor i Kosovës të grumbulloj material dhe të filloj hetimet rreth këtij rasti.

Lajme

17/10/2015 20:46

Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës tha për Tribuna Channel se me vëmendje kanë përcjell ngjarjet e fundit në Kuvend dhe se janë duke pritur raportin nga Policia e Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës do të jetë në dispozicion të prokurorit kompetent për çdo kërkesë eventuale që ndërlidhet me fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të IPK-së. Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar të grumbullojë materiale, si video incizime, fotografi si dhe kemi qenë në kontakt edhe me Policinë e Kosovës”,ka thënë Beka.

Bekaj ka thënë se të gjitha materialet e grumbulluara përfshirë edhe informatat janë duke u analizuar nga një grup hetuesish dhe inspektorësh.

YouTube player